DASHI
Mbase keni shumë cështje të pazgjidhura, për tju përkushtuar sic duhet partnerit. Ju këshilloj të gjeni një rrugë të mesme. Në të kundërt do ngeleni vetëm, partneri është një shtysë e madhe në karrierën tuaj. Mos e humbni.
DEMI
Fati është një rrotë që rrotullohet, sot kjo rrotë do ndalojë te ju. Pranoni cdo mundësi që do tju vijë pa e menduar gjatë, pasi dicka e madhe po vjen për ju. Keni qënë tepër pesimistë kohët e fundit, sic e sheh mundësitë e arta vijnë atëherë kur nuk i pret.
BINJAKËT
Do keni luhatje humori sot, nuk do ju pëlqejë asgjë nga ajo që do ju thonë apo nga ambjenti që ju rrethon, prandaj për të shmangur konflikete mbase është mirë të bëni një udhetim për tu larguar nga të gjithë dhe nga gjithcka. Edhe pse njerëz që ju vleresojnë do jenë kundër këtij udhëtimi, ju këshilloj të largoheni për pak ditë, vetmia do ju bëjë të reflektoni rreth gjithckaje dhe do ktheheni plot ide të reja.
GAFORRJA
Mbase arrini ti mbani nën kontroll obligimet tuaja, por ajo që ju shqetëson është paraja, e cila iken sapo e merni. Duhet të hiqni dorë për pak kohë nga “Shopping” dhe darkat jashtë me miqtë tuaj. Kurseni pasi në një moment më të vonë do ju duhen “para”.
LUANI
Duhet ti lini pretendimet në ditën e sotme, në të kundërt do humbisni një kontratë shumë të rëndësishme për ju, ose përdorin sharmin tuaj për të bindur të tjerët se ajo që ju sygjeroni është e duhura. Do ju jepen shumë mundesi, me qetësi zgjidhni të duhurën, e tashmja ka rëndësi për ju. Pasi nuk dihet se cfarë do ndodhi në të ardhmen.
VIRGJERËSHA
Jo cdo herë që keni një problem duhet ta ktheni në një tragjedi, njerzit rrotull jush nuk kanë pse të dëgjojnë ankesat tuaja, edhe për situatat më të parëndësishme. Përballuani me problemet, me forcë dhe vendosmeri do ja dilni mbanë. Mbas kësaj do ju vleresojnë edhe më tepër.
PESHORJA
Përpiquni ta marrni më seriozisht anen tuaj profesionale, dhe më pak seriozisht atë personale. Nuk është zgjidhja e duhur ti anashkaloni detyrimet tuaja, përkundrazi balanconi gjithcka dhe do ja dilni më së miri. Vendimet e rëndësishme duhet ti merrni vetë, dhe jo tua lini në dorë të tjerëve. Është momenti ti jepin drejtim jetës suaj duke vendosur “pikat” mbi “I”.
AKREPI
Dita do të nisë më së miri, pjesa tjetër se si do perfundojë varet totalisht nga ju. Mos prisni që zgjidhjet e problemeve të vijnë nga qielli, cdo gjë varet nga ju dhe nga njerzit rrotull jush. Mos jepni këshilla, të cilat as vetë nuk i ndiqni.
SHIGJETARI
Keni para një det me zgjidhje që duhet ti merrni në konsideratë, por krenaria ju le që të vazhdoni para. Duhet të hapeni me njerzit që keni pranë, dhe jo me ata të cilët ju doni ti keni pranë, pasi bota nuk rrotullohet rreth jush. Mësohuni me idenë që shumë gjëra varen nga fati.
BRICJAPI
Partneri juaj nuk e kupton gjëndjen tuaj shpirtërore, mbase sepse nuk keni qënë shumë të qartë ose nuk keni gjetur mënyrën e duhur për të folur më të. Përpiquni të shpreheni saktë, pasi vetëm kështu do arrini të komunikoni, duke filluar nga sot, sqaroni gjithcka.
UJORI
Nëse keni dikë të vecantë që ju jep këshilla të vlefshme, atëherë sot është momenti i duhur për të vrapuar tek ai dhe ti tregoni gjithcka që ju shqetëson. Mos u shqetëso se cfarë do mendojë për ju, përkundrazi do ju ndihmojë jo vetëm me këshillat e tij. Prandaj mos humb më kohë.
PESHQIT
Sot do jetë një ditë e qetë, ngrohëtësia e familjes do ju japë shtysë të bisedoni me ta një cëshëtje që ju mundonte prej kohësh. Jeni në rrugën e duhur, pasi familja jo vetëm që nuk të braktis asnjëherë por do ju japin këshilla mjaft të vlefshme, të cilat do i vini menjëherë në zbatim.