Jayson Tatum do të gëzojë kontratën më të lartë në histori të NBA. Ylli i Boston Celtics ka arritur një marrëveshje për pesë sezonet e ardhshme me vlerë 314 milionë dollarë.
Rekordin e kontratës e mbante bashkëlojtari i tij Jaylen Brown , MVP i finales së fundit, i cili gjithashtu është i lidhur që nga viti i kaluar prej pesë vitesh, por për një vlerë prej 304 milionë euro.
Kontrata e Tatum është vetëm 14 milionë më pak se gjithçka që Kobe Bryant ka fituar gjatë karrierës së tij.
Sezonin që përfundoi dy javë më parë, Tatum kishte mesatarisht 26.9 pikë, 8.1 kërcime dhe 4.9 asistime për lojë.