Angelina parakaloi në tapetin e kuq të ‘Tony Awards’, e veshur me një fustan kadife ngjyrë të gjelbër nga Versace.
Sakaq, fotografët vunë re menjëherë tatuazhin e ri në gjoksin e yllit hollivudian.
Është një dallëndyshe në fluturim. Ky zog ka një kuptim të thellë.
Thuhet se sjell bollëk në shtëpinë ku bën folenë. Dallëndyshet njihen për besnikërinë dhe aftësinë e tyre për t’u kthyer në të njëjtën fole vit pas viti.
Zogu gjithashtu simbolizon lidhjet e ngushta familjare dhe stabilitetin.