Miqësitë mes konkurentëve të këtij sezoni të Për’puthen, me ata të sezonit të kaluar, janë përfolur shumë.
Mesa duket miqësi (ndoshta edhe ndonjë lidhje familjare), ka mes Atdheut dhe Edit. Të dy djemtë vijnë nga Kosova. Ardheu, i cili bëri një Shqiptari të fliste për të, është djali që trazoi më shumë ujrat, duke u bërë kështu edhe shkaku i armiqësisë “Ana-Sindi”. Edhe pse nga programi ai doli i Për’puthur me Sarën, romanca e tyre nuk zgjati shumë.
Ndërsa Edi, djaloshi çapkën, i ka bërë të gjithë për vete me fizikun e tij. Ndërsa zhurmë të madhe në rrjet ka bërë mënyra se si ai ju drejtohet të tjerëve dhe vetëvlerësimi i tepruar. Eduardi nuk është akoma i qartë me zgjedhjet e tij me vajzat, ama na ka dhuruar takime që ngjallin kuriozitet.
Pak kohë më parë, ai kishte deklaruar se do të shtohej me vëlla. Kjo gjë ka ndodhur dhe djalin e vogël e kanë pagëzuar me emrin “Ediar”! Madje, Atdheu ka shkuar për vizitë në shtëpinë e Eduardit në Zvicër, ku ka realizuar edhe një foto me vogëlushin. Një gjë të tillë e ka shpërndarë vetë Edi në Instagram.
Jetë të gjatë Ediarit!
Darling.al