Suedia njoftoi se si mikpritëse e Festivalit “të madh” të Eurovizionit, i cili ndiqet nga 200 milionë njerëz në mbarë botën, do të rrisë masat e sigurisë për shkak të protestave të planifikuara për pjesëmarrjen e Izraelit dhe situatës së re gjeopolitike që nga hyrja e Suedisë në NATO.- Advertisement –
Konkursi, më i madhi në botë i këtij lloji, zhvillohet në Malmö nga 7 deri më 11 maj dhe pritet të tërheqë 100,000 vizitorë në qytetin e tretë më të madh të Suedisë, i cili ka një popullsi të madhe myslimane, raportoi Reuters.
Organizatorët planifikojnë t’i bëjnë homazhe të veçantë grupit pop suedez ABBA, i cili fitoi Eurovizionin me këngën “Waterloo” 50 vjet më parë.
Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon konkursin, nuk i është dorëzuar thirrjeve që Izraeli të përjashtohet për shkak të luftës në Gaza. Fokusi pritet të jetë tek konkurrentja izraelite Eden Golan dhe kënga e saj “Uragane”, pasi një sërë protestash pro-palestineze janë planifikuar në Malmö.
Sipas sondazheve konkurrenti zviceran Nemo është favorit për të fituar këtë vit, i ndjekur nga kroati Baby Lasagna, Jost Klein nga Holanda dhe italiania Angelina Mango.