Një nga djemtë më të pëlqyer të Dating Show Për’puthen është Bashkim Saiti.
Simpatiku me sy të shkruar që rrëmbeu menjeherë zemrat e vajzave pjesmarrëse por jo vetëm, ka treguar qe nuk është i bukur vetëm nga jashtë, por edhe brenda. Se fundmi Bashkimi pati një perplasje gati fizike me konkurentin tjetër Eduart Kuçin.E gjithë kjo ka nisur nga një koment i Bashkimit për takimin mes Argjendit dhe Mikeles. Ai u shpreh se nuk besonte aspak tek ky takim. Kjo gjë siç duket ka ngacmur Eduardin.
Fjalët dhe provokimet kanë vijuar mes dy konkurenteve. Në momentin që gjakrat janë ndezur, kanë ndërhyrë konkurentët e tjerë pë r ta ftohur situaten . Ndërsa moderatorja Bora Zemani e ka shmangur këtë situate duke lançuar publicitet, për të mos humbur kohën televizive. Apo sepse ndoshta ishte shumë zhurmë për asgje?!
Gjithsesi situata nuk ishte aspak e këndshme, por tek shumë ndjekës të emisionit, nervozimi i Bashkimit la një shije shumë të ëmbël .Nuk e falenderojmë dot Eduardin që e nervozoi. Ama, duam ti themi Bashkimit që është po kaq i ëmbël dhe atraktiv kur nervozohet.
Kështu që i themi Bashkimit:-” Nervozohu më shpesh!”
Xh.D/Darling.al