E ardhmja e Intelegjencës Artificiale është këtu. Konkursi i parë në botë i bukurisë për Inteligjencën Artificiale do të gjykojë konkurrentët e krijuar nga AI-të që konkurrojnë për titullin “Miss AI”.
Gjyqtarët do të marrin në konsideratë elemente klasike të konkurseve të bukurisë si pamja, qëndrimi dhe përgjigjet ndaj pyetjeve, por konkurrentët gjithashtu do të fitojnë pikë për aftësitë e tyre teknike dhe zbatimin e mjeteve të AI-së. Në fund, gjyqtarët do të konsiderojnë arritjen e konkurrentëve në mediat sociale, pra normën e rritjes së audiencës dhe mënyrën se si ata angazhohen me fansat në platformat e tyre.
Një njoftim për shtyp nga WAICA shënon se konkursi “simbolizon një hap madhështor përpara – duke u nisur pothuajse 200 vjet pas konkursit të parë të vërtetë të bukurisë që u mbajt në vitet 1880”. Përdorimi i AI-së është një gjë ndryshe.