Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri sot feston ditëlindjen e saj të 35-të.
Dafina numëron shumë suksese dhe arritje në skenën e muzikës shqiptare.
Padyshim ajo është një nga këngëtaret më të talentuara dhe e dallueshme për stilin e saj të veçantë. Dafina vazhdon të qëndrojë në majat e karrierës së saj.
Shumë bashkëpunëtorë dhe miq e kanë uruar publikisht këngëtaren e cila ka zgjedhur t’i ndajë me ndjekësit e saj urimet.
Kujtojmë që prej kohesh Dafina është në një marrëdhënie me biznesmenin Kreshnik Gjergji me të cilin pritet që këtë vit të kurorëzojë dashurinë në martesë.
Darling.al