Sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio ishte i ftuar vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin Agolli.
Kevin ka komentuar deklaratën e Meritonit, i cili tha se nëse Ilnisa do të largohej nga shtëpia e BBV, edhe ai do të shkonte pas saj.
“Prime dje më pëlqeu shumë sepse hodhi dritë mbi disa emocione pozitive. Ilnisa është shumë emocionale dhe Meritoni është katalizatori i emocioneve të saj. Këto ditë është mbytur prej pjesës që nuk ka qenë afër me Meritonin”.
Deklarata e tij ishte e bukur që preku shumë njerëz dhe tregoi ndjenjën e tyre sepse vazhdohet paragjykohet dhe thuhet se Ilnisa është më e përfshirë ndërkohë që duket Meritoni më i përfshirë.