Prej kohësh këngëtarja Dafina Zeqiri po shijon marrëdhënien e saj të dashurisë me biznesmenin Kreshnik Gjergji.
Muaj më parë, vetë Dafina bëri një status në ‘Threads’ ku shkruajti se do të bëhet nuse në vitin 2024 dhe kjo gjë është zyrtare.
Me anë të një postimi të fundit në Instagramin e saj , këngëtarja e muzikës pop ka treguar se ndodhet në Stamboll të Turqisë. Krahas fotove me baluket e prera ka shkruar ‘future baby mama’ (mami e ardhshme), duke ngritur kështu aludime për një shtatëzani të mundshme.
Mbase kjo është thjeshtë një dëshirë e këngëtares duke treguar kështu se ka dëshirë dhe plane që në të ardhmen të bëhet nënë. Siç është e mundur që ajo të jetë në pritje të ëmbël.
Darling.al