Duhet thënë që hyrja e Alvisës në program shkaktoi shumë zhurmë.
Bukuroshja bjonde nga Vlora, bëri për vete djemtë dhe publikun. Ajo tregoi se kishte kryer studimet për ekonomi, menaxhonte biznesin e saj online, ishte marrë me basketboll dhe e adhuronte sportin. Veç këtyre, Alvisa nuk ishte dhe aq e pa njohur për publikun.
Ajo ishte parë në Instagram ku realizonte video duke reklamuar biznese të ndryshme. Brune dhe me pak kilogramë tepër duhet thënë se është përmirësuar goxha.
Alvisa ka realizuar reklama me Drilon Hoxhën, Zaber Vokin, Renato Dokon, madje, madje dhe me Andi Shehun, konkurentin e sezonit të parë të Për’puthen. Nuk dihet nëse miqësia mes tyre vazhdon ende apo jo. Gjthsesi duhet thënë se Alvisa ka bërë ndryshime për mirë.
Darling. al