Ish-futbollistit të Kombëtares së Brazilit, Dani Alvesit i është dhënë dënimi prej katër viteve burg.
Alvez i cili luajti te Barcelona, Juventusi dhe PSG-ja u akuzua për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në fund të dhjetorit të vitit 2022.
Ish-përfaqësuesi dhe kapiteni i Brazilit ka përfunduar në burg më shumë se një vit më parë dhe tashmë ka marrë vendimin se e presin grilat edhe për 4 vite tjera.
Gjithashtu, ish-futbollisti brazilian do duhet t’i paguajë 150 mijë euro si kompensim viktimës së agresionit seksual dhe nuk do të lejohet të qëndrojë më afër se 1 kilometër nga ajo.