Meritoni ka marrë Bardhin dhe Sarën në një cep të shtëpisë së BBV dhe i ka dhënë disa këshilla në lidhje me marrëdhënien që ata kanë mes tyre.
Ai i kërkon që të hedhin mbrapa krahëve çdo gjë që ka ndodhur dhe të pajtohen. T’i japin njëri-tjetrit dashuri, të përqafohen dhe të puthen.
Meritoni: Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se me keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila.
Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë.