Postimet e një pas njëshme në Instagran, na lanë të kuptojmë se Luana Vjollca ka blerë një pronë në Kosovë.
Bëhet fjalë për një vilë dhe nuk e dimë nëse moderatorja e ka blerë vetë, apo është një dhuratë nga partneri i saj. Në një lojë me ndjekësit, ku i pyeste se cila nga vilat ishte e saj, Labinot Gashi zbuloi diçka. Moderatori i njohur i thotë Luanës, mirëse erdhe komshije.
Nuk e dimë ende nëse ajo do të vendoset të jetojë në Kosovë, apo këtë pronë do ta ketë shtëpi të dytë. Mbase Luana po planifikon dasmën dhe kjo vilë mund të jetë shtëpia ku do të jetojë çifti.
Darling.al