Sfida e ‘Vëllait të Madh’ këtë herë është shmangia e çdo lloj reagimi për të papriturat që do të ndodhin në shtëpinë më të famshme.
Prania e një qenushi ka emocionuar veçanërisht Ledjonën e cila duhet të mos reagojë, prekë apo ta mbajë pranë, sfidë e cila duket e pamundur për banoren pasi qenushi kërkon medoemos vëmendjen e saj.
Për t’u shpërqendruar ajo ka nisur të këndojë dhe të ecë nëpër shtëpi, teksa i bashkohet edhe Sara.
Banorët e tjerë nuk kanë reaguar gjithashtu duke i qëndruar stoikë rregullave të ‘Vëllait të Madh’.
Vëllai i Ilnisës është bërë pjesë e shtëpisë.
Dashnor Diko gjithashtu është dutur me një karrocë me banane për të shpërqëndruar banorët. Rita Lati ka dhuruar të qeshura për ndjekësit me batutat e saj, por lot për Rozën.
Kur kanë qenë duke realizuar lojën e fotografisë, Egla është surprizuar nga një telefonatë e të vëllait gjatë të cilës ka shpërthyer në lot por nuk ka bërë asnjë reagim.
Darling.al