Ylli Limani është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.
U afirmua shpejt që pas daljes së tij të parë në “The Voice of Albania”! Suksesi e ka shoqëruar që atëherë me hite si “Najher”, “A t’kujtohet”, “Dritat”, “Buzt e kuqe”, “A don hala”, “I kom kall”, “E di, Marre” etj. Sot këngëtari nga Kosova feston ditëlindjen dhe e ka uruar veten me një foto nga fëmijëria.
Me sy plot dritë dhe flokë kaçurrela, duket se ka qenë një fëmijë i lumtur në një periudhë të vështirë historike. Sot këngëtari feston 28 vjetorin e lindjes dhe pritet që shumë shpejt të lançojë projektin e radhës.
Edhe 100 Yll i muzikës shqiptare!
Darling.al