Është bërë e modës që për disa ndjekës, ose për të ingranuar portalet, personazhet publikë postojnë foto, video së bashku.
Mbrëmjen e kaluar, Ada e Për’puthen ka qenë duke darkuar me këngëtarin Mato Lale. Një gjë të tillë e kanë publikuar vetë në story. Deri këtu s’ka asgjë të keqe. Ajo që na bëri përshtypje ishte fakti se Ada kishte mbuluar fytyrën me këpucë, gjasme gjeni personazhin. Po ç’personazh të gjejmë kur i ke bërë tag o Mato dhe me shkronja sa një filxhan?!
Por të mos dalim nga idea. Fytyrën me këpucë?!
Po po, mbi tavolinën e ngrënies, përpara fytyrës së saj kishte vendosur këpucët. Aspak higjenike Ada!Nuk mund të aludojmë për ndonjë bashkëpunim mes tyre, pasi në bazë të kontratës, deri sa të mbarojë emisioni konkurentët nuk mund të prononcohen për media, vetëm në rast se Ada bëhet pjesë e këngës së Matos dhe ekskluzivitetin e merr Për’puthen, (siç ndodhi sezonin e kaluar me Andi Artanin në klipin Sheqer të Diona Fonës).
Llafe janë, bëjnë vaki edhe s’dalin!
Darling. al