Me emocione të forta, Romeo ka folur për marrëdhënien e ngushtë me gjyshërit.
Gjatë rrëfimit aktori i humorit nuk i mbajti dot lotët.
“Kemi qenë shumë të lidhur me familjen, kemi qenë bashkë. Gjyshi është zotëri, nuk del pa kollare nga shtëpia. Gjyshja po ashtu është zonjë. Më merr malli për erën e shtëpisë. Ata nuk e lënë shtëpinë vetëm. Edhe për Vit të Ri qëndruan vetëm dy ditë sepse kishin frikë mos ju merrte njeri shtëpinë. Në lagje vetëm ata kanë ngelur. Unë dua t’i marr në Tiranë, ata nuk pranojnë”, ka qenë rrëfimi i Romeos.
Më pas konkurrenti është surprizuar nga gjyshërit të cilët kishin sjellë kuleçë të ngrohtë me vete dhe kërkuan të takojnë Lisin me Heidin.
“Mos merr flakë dhe duaji të gjithë”, e këshilloi gjyshja e Romeos Lisin.
Ndërsa gjyshi Bajram u shpreh se Heidi i pëlqen shumë si vajzë.
Darling.al