Bruno Shemsho është një ndër djemtë më simpatikë të këtij sezoni në Për’puthen .
Dje u transmetua takimi i tij me Adën, i cili u duk që shkoi mirë, ku nuk munguan ngacmimet, flirtet, shoqëruar me skena joshjeje.Por, veç bisedës dhe librit që mbante në dorë Ada, ajo që na ra në sy, ishte fakti se Bruno e realizoi këtë takim vetëm me rroba banjo-je, duke qenë se takimi u zhvilluar në pishinë.
”Me kast e bën patjeter!”
Kujtojmë se në takimin me Mikelen të gjithë vëmendjen e mori veshja e tij dhe pse ai tha që “as e kisha menduar fare “.Me një veshje sportive basketbolli, duhet thënë që ra shumë në sy për fizikun e palestruar. Edhe dje, në takimin me Adën, Bruno zgjodhi të jetë vetëm me gjysmë i zhveshur.
Mesa duket ai i mendon mirë veshjet përpara takimeve dhe kështu josh vajzat brenda emisionit me pamjen e tij, madje thyen edhe disa zemra jashte duke bërë të marrë kuptim shprehja “shih me sy e plas me zemër”!
Darling.al