Ndonëse të dy u konsideruan lojtarë të fortë, asnjëri nuk arriti ta prekte finalen e BBVK dhe shkak mendohet se ishte loja e tyre e përbashkët, shumë e përfolur.
Santiana dhe Buci shfaqën një afrimitet për të cilin ndjekësit shpërthyen në komente dhe që detyroi partnerët e tyre të bëhen pjesë e shtëpisë për t’ju kërkuar të largohen nga njëri-tjetri.
Ashtu bënë, por mesa duket ishte vonë për lojën e tyre. Ditët e fundit ata kanë qenë të ftuar në intervista në të cilat nuk ju kanë shpëtuar pyetjeve për njëri-tjetrin.
“A është e ndaluar që Santiana të frekuentojë club-in ku punon Buci?”, ka qenë një ndër pyetjet e drejtuara zë cilës Buci i është përgjiur, Jo, por nëse është Verona sigurim, Po”.
Ndërsa pyetjes nëse janë penduar për lojën e pëbashkët Buci është përgjigjur, “jo”. Ndërsa Santiana ka thënë, “Po do ta kisha bo ndryshe lojën”.
Në një nga intervistat Buci ishte i shoqëruar nga partnerja e tij Verona për t’i bindur kështu të gjithë se marrëdhënia e tyre është mirë.
Darling.al