Aktorja Olta Gixhari ka realizuar një “Ask me Question” në Instagramin e saj. Sigurisht që ish konkurrentja nuk mund t’ju shpëtonte pyetjeve për BBVA.
“Si të duket Bigu”?, ka qenë një prej pyetjeve drejtuar aktores së humorit.
”Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim te vetja, që këtë sfidë mund ta përballojnë edhe të vetme. Ndryshe nga Ledjona që është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pa ngrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë”, ka qenë “story” i ish pjestares së jurisë së “DWTSA”.
Kujtojmë që Olta është nënë e një djali, Amar dhe njëkohësisht është në pritje të ëmbël.
Darling.al