Ish-fituesi i Big Brother Albania 5, Arbër Zeka, që aktualisht është gazetar i RTK-së, është gjetur i dehur në një motel në Çagllavicë, pak orë pasi familja e raportoi në Polici se ishte “zhdukur” qysh mbrëmë.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të gazetës online “Reporteri” brenda autoriteteve të sigurisë.
I vëllai i gazetarit e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës sot rreth orës 17:00, se Arbër Zeka nuk ishte lajmëruar fare që nga mbrëmja e së mërkurës, rreth orës 21:30 kur kishe dalë nga shtëpia dhe nuk ishte lajmëruar më as në telefonin e tij që dikur kishte rezultuar edhe i fikur.
Pas kësaj, Policia ka angazhuar hetuesit rajonalë dhe ata të krimeve të rënda, të cilët siç mëson gazeta online Reporteri, para pak minutash, e kanë gjetur në gjendje të dehur ish-fituesin e “Big Brother Albania”, në një motel në dalje të Prishtinës.