Sonte ka qenë nata e rrëfimit të Blerandos i cili tregoi pasionin për muzikën, faktin se ishte vëllai tre motrave dhe dëshirën e prindërve që ai të kryejë fakultetin.
“Jam i katërti fmi me tre motra. Jam shumë i lumtur që e kam pasë kët fat me lind n’kët familje. Me nanën e kam një lidhje shumë t’fortë dhe është personi që e du mas shumti n’botë. Në klasë jam kon i vetmi i huaj. M’kujtohet si fmi, babi u çojke para neve me shku n’pun e vike mas neve me hongër drekë që me na i plotësu kushtet. Kam jetu vetë në Australi. U dasht me tetëmbdhjetë vjet me i bo krejt për veten, me bo bukë, me la tesha. Kur delsha n’mbramje naj Party, pak para orës dymbëdhjetë të natës binin senet n’lirim, e lshojsha klubin dhe shkojsha me ble. Masandej kam shku në Vietnam. I kisha qëllimet e mia dhe me i arrit duhet me pas disiplinë. Andrrën e muzikës e kisha. Mami dhe babi nuk e përkrajshin me e lon fakultetin dhe me u marr me muzikë. Te na me u marrë me murikë është si me u marrë me drogë. Kur u ktheva në Gjermani thashë po e kryj “Bachelor”, masandej thashë mujna me u marr me muzikë. Mora Kredi bleva ni kompleks me banesa dhe fillova me i pas faturat e mia. Mujsha me e financu veten. Nuk dojsha me e lan muzikën. Nuk dojsha me kry fakultet, dojsha me u marrë me muzikë. Ka pas shumë momente që nuk jam sjellë si duhet. Du me gjet ni shoqe dhe me punu me muzikë dhe me u marrë me një biznes temin”, ka qenë ky rrëfimi i Blerandos.
Darling.al