Duke darkuar në restorant, Rita Lati është telefonuar live nga Ledioni për t’i kërkuar të bëhet pjesë e BBVA 3.
Artistja e popullit ka dyshuar mos bëhej fjalë për të bijën, Rozën, edhe pse mendonte se ishte në Itali, dyshime të cilat kanë rezultuar të vërteta. Roza Lati është zyrtarisht konkurrente e BBVA 3. Mes lotësh Rita i ka dhënë bekimin e saj të bijës.
Emri i moderatores Roza Lati është përfolur edhe më herët që do të jetë pjesë e BBVA 3.
Darling.al