Mënyra si u largua Ganiu zgjoi shumë debat në rrjet.
Ndonëse sonte ishte ftuar të ishte pjesë e Prime-t dhe të sqarohej gjithçka për publikun, ai zgjodhi ta “bojkotonte” spektaklin duke u futur live në Tik-Tok në të njejtën fashë orari.
Teksa po komunikon me ndjekësit e tij, Gania ka kërkuar njëqind mijë ndjekës për të “thyer” audiencën. Ndërsa në studio opinionistët u shprehën të revoltuar sa i përket vendimit të tij për të mos qenë pjesë e Prime.
Anita pranoi publikukisht se e ka mbështetur Ganinë. “Jam shumë e revoltuar pse nuk ka ardh sonte. E kam dit që ka për t’i humb humori. Satira dhe humori duan inteligjencë, lexim.”
Bledi nga ana tjetër u shpreh se kishte marrë edhe letra me vete për të qarë, por gjithashtu ishte i përgatitur për një puthje si me Albyn. “Nuk ka media nevojë për ne, kemi ne për median. E kam mbrojtur Ganinë dhe kur e ka tepruar”.
Si për të përçuar një mesazh nga ekrani, Jonida rrëfeu publikisht se ishin të lumtur që kishin patur pjesë të spektaklit një personazh si Gania ose Visari.
Darling.al