Kohët e fundit Gania u përfshi në shumë debate dhe nuk po dhuronte më humor.
Madje Prime-n e kaluar kur kërkoi të largohej e akuzuan se po e përdor për lojë dhe për viktimizim. Problemet me alkolin, debatet e ashpra me gjuhë të papërshtatshme në ekran, akuzat e njëpasnjëshme ndaj dhe të banorëve, kanë qenë vetëm disa nga situatat të cilat kanë ndikuar në vendimin e Ganisë. Ai u bë pjesë e shtëpisë që prej fillimit.
Përfundimisht, sonte Gania zgjodhi t’i japë fund rrugëtimit të tij në BBVK edhe pse u cilësua si një nga konkurrentët më të fortë të këtij edicioni.
Bledi Mane tha se largimi i tij nuk përçoi asnjë emocion.
Darling.al