Që Për’puthen është një rrugë e shpejtë për të përfituar ndjekës, e ka vërtetuar edhe sezoni i kaluar.
Personazhet bëhen të njohur dhe më pas investojnë imazhin e tyre në fushat që ju intereson. Ndaj edhe publiku është gjithmonë skeptik përsa i përket faktit se ata kanë hyrë për të gjetur vërtetë dashurinë në program.
Eduardi, një nga djemtë më të komentuar të këtij edicioni, duket se më shumë se për dashurinë, është për tu bërë i njohur në fushën e muzikës. Para disa kohësh ai ka publikuar një videoklip ku rreponte, por e ka fshirë këngën nga youtube.
Arsyeja mesa duket është që të mos sulmohet nga publiku, pasi personazhet e vitit që shkoi publikuan këngë dhe kjo shkaktoi shumë zhurmë, duke i kthyer edhe në meme.
Por Edi, nëse ke talent, nuk ke pse ta fshehësh dhe as mos u mundo të përdorësh taktika të zgjuara se ne nuk na shpëton gjë.
Darling. al