Nëse e keni pyetur veten se përse kohët e fundit nuk po shohim më dron-e në mbështetje të konkurrentëve të BBBVK-së, arsyeja mendohet të jetë çmimi.
Një mijë e dyqind euro ka kushtuar secili dron për banorët dhe këtë fakt e kanë konfirmuar të afërmit e konkurrentëve. Kujtojmë që Blero, Monika, Lindita, Edona, Alby etj morën dronë. Nuk e dimë nëse ky çmim i paguhet produksionit apo kompanive që mundësojnë dronët por sido të jetë çmimi është shumë i kripur për një realitet si i Kosovës.
Deri më tani spektakli ka arritur miliona shikime dhe për shkak të gjuhës bullizuese, ofenduese është kërkuar që të futet në kategorinë e programeve për të rritur duke e bëre me kod.
Kujtojmë që fituesi do të marrë dyqind mijë euro.
Darling.al