Ka përfunduar “Fest Festival 62”, organizuar dhe transmetuar nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.
Tre netët e festivalit u shoqëruan me kritika të shumta si për këngët pjesëmarrëse ashtu edhe për mënyrën e organizimit. Skenën e elektrizuan Adelina Ismajli, Aurela Gaçe dhe Irma Libohova duke sjellë hitet e tyre të viteve më parë.
Sipas jurisë dhe publikut çimin e parë e mori Mal Retkoçeri me këngën “Çmendur”, por Shqipërinë në Eurovizion do ta përfaqësojë Besa Kokëdhima me këngën “Zemrën n’dorë”. Në vend të dytë u rëndit Tiri Gjoci me “Në ëndërr”. Shpat Deda me “S’mund t’fitoj pa ty” “rrëmbeu” vendin e tretë.
Kujtojmë që pjesëmarrës ishin emra të njohur si Kastro Zizo, Elsa Lila, Vesa Luma e Big Basta etj.
Moderimi këtë vit ju besua Adriana Matoshit, Kledi Kadiut dhe Krisa Çaushit.
Darling.al