Familja Beckham i shijoi pushimet në Florida dhe paparacët nuk kanë munguar, ata kanë fotografuar vajzën 11-vjeçare të çiftit, Harper Beckham me një jet-ski në ishullin Key Biscayne.
Mirëpo qejfi që Harper bëri me jet-ski mund t’i fusë prindërit e saj David dhe Victoria në probleme. Ligjet e shtetit ndalojnë këdo nën 14 vjeç të ngasin një jet-ski dhe dënimi paguhet me një gjobë ose 12 muaj burg. Harper, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi të zi, shoqërohej nga një grua e panjohur më e madhe se ajo, në këtë moment, prindërit e saj ishin në jahtin e tyre duke shijuar pije me djalin e tyre Romeo, 19 vjeç.
Një agjenci lokale për mbrojtjen e ujit e quajti çiftin ‘të pamatur’ për lejimin e vajzës së tyre të vogël të drejtonte jet-ski.
Një zëdhënës i Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida tha:
“Është e pamatur të lejosh me vetëdije një fëmijë të mitur të ngasë një jet-ski në një rrugë ujore publike, eshtë shumë e thjeshtë, ligji e ndalon”.