Ndonëse në vendin tonë ende nuk janë kthyer në “trend” pushimet dimërore, ka çifte, grupe shoqërore ose familje që i realizojnë.
Nëse ende nuk e keni vendosur se ku të shkoni këtë dimër, së pari shfrytëzoni vendet pranë jush. Korça, Razma, Thethi, Brezovica etj bëhen magjike gjatë kësaj stine. Për ju që dëshironi të udhëtoni jashtë kufinjve bëhuni gati të përjetoni magjinë.
Nuk duhet t’i humbisni bukuritë e Sllovenisë. Sllovenia krenohet me një topografi jashtëzakonisht të larmishme për vizitorët për të eksploruar. Diversiteti i vendit (si ai rurale ashtu edhe ai urban) ka fituar reputacionin e tij si një “miniEvropë”.
Nëse jeni duke kërkuar për arkitekturë historike dhe kafene trotuaresh, vizitoni kryeqytetin Nëse doni të shihni atë panoramën si në Zvicër, atëherë mos shkoni më larg se parajsa alpine që është Liqeni Bohinj. Meqë ra fjala për Alpet, Sllovenia krenohet me skitë.
Hawai/ Nëse po planifikoni të vizitoni Hawain, nuk ka kohë më të mirë se tani. Jo vetëm që është sezoni kur mund të shihni balenat, por edhe koha më e mirë për surf.
Zelanda e Re/ Në udhëtimin tonë të radhës ne po mendojmë të shkojmë në Polinezi, një vend që vazhdimisht kryeson lisat e çdo udhëtari.
Nëse doni të shijoni verën e mirë, apo hiking me aeroplan në malet plot dëborë, gjatë mëngjesit, këtu jeni në vendin ideal.
Belize, një vend në Amerikën Qendrore ka pak ngjashmëri me Slloveninë dhe me vendet malore të Evropës Qendrore. Me pyjet e harlisura, vendet përrallore për plazh, shtëpitë e vogla prej druri, do t’ju ofrojnë ndjesinë sikur të ishit në Karaibe.
Turqia është vendi më i vizituar nga ne. Një çaj në Bosfor, shëtitje te Pazari i Madh, Turqia është destinacioni që gjithnjë e më shumë tërheq turistë.Dhe dimri është koha ideale kur ju mund të shkoni.
Nëse adhuroni dëborën, duhet të shkoni patjetër në Cappadocia. Do të mahniteni me pamjen përrallore të balonave dhe shkëmbinjtë të mbuluar nga dëbora.
Tani u bë më e vështirë zgjedhja.
Darling.al