Mbrëmjen e njëzet e nëntë nëntorit rreth orës 20:00 mbeti e vrarë në Prishtinë, në sy të fëmijëve të mitur, Liridona Ademaj.
Pak orë më vonë policia e Kosovës arrestoi Naim Murselin, bashkëshortin e së ndjerës si organizator të krimit. Murseli e ka pranuar krimin.
Deri më tani si shkak i krimit makabër qëndrojnë tre motive.
E para: Kërcënimi nga ana e Liridonës për të publikuar të gjitha shkeljet e bashkëshortit në kohën kur ka qenë këshilltarë i Begjet Pacollit.
E dyta: Interesi nga ana e Naim Murselit për të përfituar siguracionin e jetës që Liridona posedonte në Suedi (shtet në të cilin jetonin dhe punonin), vlera e së cilit arrinte në qindra-mijra euro.
E treta: Zbulimi i tradhëtisë bashkëshortore nga ana e Liridonës. Dyshohet se e ndjera ka zbuluar se bashkëshorti i saj është biseksual dhe e tradhtonte atë me një mashkull.
Çifti kanë hapur proçesin e divorcit në vitin 2019-ë, proçes pa vendim legjislativ. Vendim të cilin Naim Murseli vendosi ta merrte privatisht duke zgjedhur t’i marrë jetën në mënyrë mizore bashkëshortes tridhjetë e tre vjeçare, në sy të dy fëmijëve të mitur.
Darling.al