Darling.al
No Result
View All Result
  • Login
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More
No Result
View All Result
Darling.al
No Result
View All Result

Organizoi vrasjen e bashkëshortes! Njoftimi zyrtar i gjykatës së Prishtinës për Naim Murselin.

03/12/2023
in Kryesore, Kuriozitete, Opinione, Të gjitha
Organizoi vrasjen e bashkëshortes! Njoftimi zyrtar i gjykatës së Prishtinës për Naim Murselin.

Lexo Gjithashtu

‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!
Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!
Kanë dalë sot para gjykatës së Prishtinës, Naim Murseli dhe dy bashkëpunëtorët e tij në vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj (Murseli) mbrëmjen e njëzet e nëntë nëntorit.
Fillimisht krimi u paraqit si grabitje, por pak orë pas varrimit të së ndjerës policia e Kosovës ka arrestuar bashkëshortin e saj si organizator të krimit.
Njoftimi i plotë i Gjykatës:
Prishtinë, 03 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit N.M për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, G.P për veprën penale Vrasje e rëndë dhe vepën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe i pandehuri K.K për shkak të veprës penale Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, të njëjtit mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe në dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve, andaj gjykata ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Arsyet e krimit makabër mendohet të jenë konfliktet e vazhdueshme, kërkesa për divorc, kërcënimet për bërjen publike të provave të cilat implikonin ish këshilltarin e Begjet Pacollin në korrupsion, si dhe dëmshpërblimi i sigurimit të jetës që e ndjera kishte në Suedi.
Darling.al
Tags: GjyktaLiridonaNjoftim

Të Lidhura

‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!
Kryesore

‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!

11/06/2024
Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!
Kryesore

Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!

11/06/2024
Ju prezantojmë me flokët natyralë të Rihanna-s!
Kryesore

Ju prezantojmë me flokët natyralë të Rihanna-s!

10/06/2024
Ronela Hajati vë në siklet Afronën: Kur do e transmetosh podcastin para meje?
Intervista

Ronela Hajati vë në siklet Afronën: Kur do e transmetosh podcastin para meje?

10/06/2024
Ray J flet për videon erotike të Kim Kardashian!
Histori Personale

Ray J flet për videon erotike të Kim Kardashian!

10/06/2024
U përfol për ndryshim drastik në peshë, Genta Ismajli mahnit me postimin e fundit!
Histori Personale

U përfol për ndryshim drastik në peshë, Genta Ismajli mahnit me postimin e fundit!

09/06/2024
Next Post
Samanta Karavello i thotë troç Donaldit: Të kam unfollow, isha me Ilirin!

Samanta Karavello i thotë troç Donaldit: Të kam unfollow, isha me Ilirin!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!

‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!

11/06/2024
Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!

Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!

11/06/2024
Ju prezantojmë me flokët natyralë të Rihanna-s!

Ju prezantojmë me flokët natyralë të Rihanna-s!

10/06/2024
Ronela Hajati vë në siklet Afronën: Kur do e transmetosh podcastin para meje?

Ronela Hajati vë në siklet Afronën: Kur do e transmetosh podcastin para meje?

10/06/2024
Ray J flet për videon erotike të Kim Kardashian!

Ray J flet për videon erotike të Kim Kardashian!

10/06/2024

Rreth Nesh

Lajmet më të fundit të botës së showbizit

Follow us

Kategorite

  • Aktualitet
  • Fashion
  • Histori Personale
  • Intervista
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Opinione
  • Poezi
  • Showbizz
  • Style
  • Të gjitha

Të Fundit

  • ‘Para dhe pas kredisë’, Juli poston foton ‘trendy’!
  • Megi Pojani, zyrtarisht me pushime!
  • Ju prezantojmë me flokët natyralë të Rihanna-s!
  • Ronela Hajati vë në siklet Afronën: Kur do e transmetosh podcastin para meje?
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More

© 2024 Darling.al Developed by aplikacione.com | All rights reserved

No Result
View All Result
  • Home
  • Aktualitet
  • Lifestyle
  • Showbizz
  • Kuriozitete
  • Intervista
  • Opinione
  • More

© 2024 Darling.al Developed by aplikacione.com | All rights reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In