Më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me krenari dhe emocion, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria otomane turke.
Më 28 nëntor 1443 i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tё cilit sivjet i kremtohet jubileu i 550-vjetorit tё vdekjes, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.
Ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.
Këtë 28 Nëntor, për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e Shqiptarëve.
Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.
Parada do të fillojë në orën 11:00.
Parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”, aty ku do të bëhet ngritja ceremoniale e flamurit.
Ndërkohë që presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit në orën 10:00 në Vlorë.