Është lexuar zarfi me vendimin e publikut për vazhdimin e rrugëtimit të Ganisë në BBVK.
Më herët konkurrenti u shpreh se nuk ka dyshime te publiku që e ka mbyshtetur gjithmonë dhe sipas vendimit, nuk është zhgënjyer.
Kujtojmë se Gania shkoi në televotim nga “Vëllai i Madh” për shkak të dhunës verbale, ofendimeve dhe agresivitetit. Kjo ishte një tërheqje vërejtjeje të cilën Gania e pranoi dhe u shpreh se kurrë nuk do të dalë më një fjalë e keqe nga goja e tij.
Që nesër në sabah do çona do t’ju qes kafe, është shprehur me humor Gania.
Banorët janë shprehur të lumtur për vazhdimin e rrugëtimit të tij pasi sipas tyre është një personazh që i duhet lojës.
Darling.al