Lidhja e Dafina Zeqirit me biznesmenin Kreshnik Gjergji ka qenë shumë e diskutuar për faktin se fillimisht këngëtarja u shpreh se janë kushurinj.
Më vonë me anë të një puthje e bënë publike marrëdhënien e tyre e cila deri më tani po shkon shumë mirë. Ata në asnjë moment nuk i ndahen njëri-tjetrit. Disa kohë më parë vetë Dafina publikoi në Thread se do të martohet në 2024-ën!
Ndërsa ditën e djeshme qarkulloi lajmi se çifti kanë caktuar datën e dasmës, ambjentin dhe pjesëmarrësit nuk do ta kalonin numrin 100. Pas të gjithë zhurmës në rrjet ka reaguar vetë Kreshniku duke mohuar një lajm të tillë.
“Ishalla na thirrin edhe neve, se koka lista e ngushtë boll”, ka qenë ironia e biznesmenit në Instastoryn e tij.
Darling.al