Asnjë nga artistët nuk e ka patur të shtruar tapetin e kuq të karrierës.
Secili e ka ndërtuar vetë. Në një rrëfim prekës Blero foli për të gjitha vështirësitë e publikimit të këngës së parë. Punët e rënda në fabrika, kursimin e parave, organizimin dhe çdo sakrificë tjetër që deryrohet të bëjë çdo qytetar për të mbijetuar në rradhë të parë dhe më pas për të realizuar qëllimet e veta.
Sa pak ofron vendi ynë.
“Videon e parë që e kam bërë tamam profesionale me Memlin, pata hequr shumë, krejt shoqërinë e kam thirr krejt gjërat i kam organizuar vetë, nuk kisha pare, punoja në fabrikë ditë e natë për me i bo 1000 euro në atë kohë, kam punuar 6-7 muaj në fabrikën e kerreve ‘Volvo’, nuk e harroj kurrë, të gjitha paratë e rrogës i leja anash, nuk ishte e lehtë, kam pastruar enë, kam punuar në fabrikë, në restorant, për t’i ndjekur ëndrrat e mia, pa punuar dhe pa e dashur shumë është e pamundur me e mbërri”, ka qenë rrëfimi i Bleros.
Darling.al