Në klipin e saj prezantues në “Dancing With The Stars Albania” Ina Kollçaku rrëfeu se nëse nuk do të fitonte, do të ishte konkursi i parë që do të humbiste në jetë.
Këto javë nuk kanë qenë të lehta për Inën dhe shumë herë sipas ndjekësve juria është treguar e padrejtë me vlerësimin e dhënë ndaj saj.
Aktivistja është impenjuar maksimalisht në kërcim ama nuk ka nguruar ta ngrë zërin kur gjërat mes jurisë, asaj dhe partnerit janë kthyer në personale.
Por, sado publiku e mbështeti dhe e duartrokiti nuk mjaftoi që Ina t’i shpëtojë shënjestrës së jurisë për ta larguar nga gara.
Darling.al