Reperi i njohur amerikan Sean “Diddy” Combs është paditur nga një grua, e cila pretendon se e drogoi dhe e sulmoi seksualisht në vitin 1991.
Në një padi të siguruar nga BBC, gruaja thotë se sulmi ndodhi gjatë një takimi me reperin. Një përfaqësues i reperit i quajti akuzat e fundit “të sajuara dhe jo të besueshme”.
“Kjo është thjesht një rrëmbim parash dhe asgjë më shumë,” tha zëdhënësi në një deklaratë për BBC të enjten. Sipas padisë, ngjarja ka ndodhur me 3 Janar 1991. Gruaja pretendon se pranoi të takonte reperin në një restorant në Harlem ku ajo punonte dhe e bindi atë që t’i bënte shoqëri nëpër qytet.
Ajo thotë se ishte droguar nga reperi “duke rezultuar në një gjendje fizike ku nuk mund të qëndronte apo të ecte në mënyrë të pavarur”. Më pas, sipas padisë, ai e ka çuar me makinë në vendin ku po qëndronte, ku e ka dhunuar seksualisht.
Sipas saj, reperi e kishte filmuar dhe ua kishte treguar videon persona evtë tjerë.
Ajo thotë se më vonë mësoi se ai e filmoi në fshehtësi takimin dhe ua tregoi atë një numri njerëzish të tjerë.