Mesa duket Bledi është shokuar nga darka e të nominuarve pasi përgjigjet e banorëve e kishin lënë pa fjalë.
Opinionin e tij e vazhdoi me Vesën duke i shpjeguar se është mbi 18 vjeçe, e lirë të veprojë si të dojë dhe se kjo nuk do të thotë se nuk e do babain e saj.
Sa i përket Monikës, opinionisti e konsideroi inferiore klasi.
Ndërsa Lumbardhit i tha të çlirojë veten, ta pranojë se është i dashuruar pasi kjo gjë është hyjnore.
Edona James-in Bledi e pyeti se për kë do ta ruante imazhin, për kisha apo xhamija? Gjithashtu u shpreh se Edona për atë që është është aty.
Në një farë mënyre opinionisti i’u është hakërruar banorëve të jenë vetvetja dhe të çlirët.
Darling.al