Gania ka ndarë një histori të çuditshme brenda shtëpisë së BBVK.
Ai ka rrëfyer se ka qenë pre e një shantazhi të cilin ka menduar se ja ka bërë Buci. Një person i çuditshëm i ishte afruar Ganisë, sipas këtij të fundit dhe në një moment intim në tualet kishte lënë telefonin në regjistrim. Gania nuk tregoi se me çfarë është shantazhuar, por personin e kishte menduar si të afërm të Bucit.
Ky ka qenë thjeshtë një dyshim i imi dhe i kërkoj falje Bucit për këtë, u shpreh Gania.
Nga ana tjetër Buci e ka pranuar faljen dhe ka kërkuar të qëndrojnë jashtë kësaj loje familjarët.
Opinionistët e kanë kritikuar Ganinë për historinë e përdurur dhe madje kanë aluduar se gjithçka ka qenë trillim nga ana e tij.
Darling.al