E ftuar në “Më lër të flas” ka qenë edhe konkurrentja e “Dancing With the Stars”, Juliana Nura.
Një personazh kompleks e cila lirshmërinë e saj e sheh si pikë të fortë dhe këtë gjë e vërtetoi me puthjen që i dha partnerit të saj në kërcim, Dionit. Juliana ka shkaktuar shumë zhurmë si udhëheqëse grupi në “Dancing” dhe për të tjerët ka të kultivuar ndjenjën e superioritetit.
Deklarata e saj për tabunë që kemi ende për skesin dhe faktin se meshkujt shqiptarë kanë më shumë fjalë se punë duhet pranuar se ishte e guximshme.
“E kam pa, e kam vrejt këtë gjë që në Europë nuk flasin shumë por punë bëjnë shumë. Në çdo aspekt, jo vetëm te sek.si. Në aspektin e marrëdhënieve seksuale vendet si Ballkani flasin shumë, por pak punë bëjnë. Punoni më shumë me më pak fjalë”, u shpreh modelja.
Kujtojmë që Juliana u rëndit e treta në finalen e Big Brother Vip Kosova një.
Darling.al