Për pak u duk sikur u krijua një trekëndësh mes Azemit, Albës dhe Blerandos.
Alba ja “preu” shpresat Azemit duke u shprehur se nuk ka pëlqim për të dhe e sheh vetëm si shok. Sa i përket afrimit të saj me Blerandon të dy u shprehën se nuk ka qenë aspak tendencioz. Kaq ka mjaftuar që Alba të ndihet keq dhe të shpërthejë në lot.
Është dashur ndërhyrja e moderatorit Alaudin Hamitit për ta qetësuar. Alba është shprehur se nuk do të njihet për një marrëdhënie dashurie. Lotët e saj, sipas opinionistit Bledi Mane, e kthyen Albën në aktore amatore. Madje ai e ka vazhduar debatin me Albën të cilën e ka akuzuar se ka kërcyer me Blerandon për të bërë xheloz Azemin dhe se po bën super lojë.
Darling.al