Pa u bërë ende publike data e startimit të sezonit të 3-të të Big Brother Vip Albania, rrjeti po zien nga thashethemet.
U përfol se kishte një “hatërmbetje” mes Arbana Osmanit dhe drejtuesve të televizionit dhe kjo u bë shkak që këtë sezon moderimi i formatit mos t’i besohet Arbanës. Por, nëse Arbana nuk do të jetë pjesë e “Top Channel” a do të jetë bashkëshorti i saj i cili është regjizor?
Mu shumë gjasa do ta marrim vesh kur të nisë programi.
Meqë ra fjala, sipas thashethemeve është marrë vesh që në mbledhjet e organizuara në këtë televizion si datë startimi është caktuar 13 janari, por që mbetet e ndryshueshme.
Sa i përket moderimit u përfol Bora Zemani, e pakonfirmuar për faktin se Bora nuk ka eksperiencën e duhur për një format të kalibrit të Big Brother.
Një emër i konfirmuar i disa portaleve është ai i Ledion Liço-s. Ledionit i është besuar më herët një sezon i këtij formati dhe do të ishte një rikthim i denjë i tij në ekran.
Gjithsesi mbetet mundësia që vetë Arbana ta moderojë dhe gjithë kjo zhurmë po shkaktohet për t’i dhënë vëmendjen e duhur.
Sa i përket opinionistëve vazhdon të përflitet emri i Zhaklinë Lakatarit ndërsa vendin e Arbër Hajdarit mendohet se do ta zërë Arjan Kononi ose Bledi Salaj.
Emrat që mendohen se do të jenë konkurrentë të Big Brother Albania 3 janë Roza Lati, Arbër Çepani, Ledian Agalliaj, Zamira Kita, Roerd Toçe etj.
Na duhet të presim natën e parë të spektaklit për të konfirmuar thashethemet.
Darling.al