Për dhunën verbale, prekjet fizike dhe kërcënimet ndaj Blerandos, “Vëllai i Madh” përjashtoi Metin. Ish konkurrenti u largua menjëherë pas vendimit pa i përshëndetur banorët.
Këta të fundit mbetën pa fjalë dhe të shokuar nga përjashtimi i tij. Por, nga bashkëjetesa lindin edhe probleme. Të dënuarit e rradhës kanë qenë Shqipja dhe Gania të cilët kanë thyer rregullat e “Vëllait të Madh” duke përdorur gjuhë të papërshtatshme.
![](https://darling.al/wp-content/uploads/2023/11/auto_collage-2023-11-06T115846.049-1130x6351699268368-1-300x169.jpg)
Me rënien e gongut ata nuk duhet të flisnin asnjë fjalë. Pikërisht gongu do t’i lajmëronte se kur përfundonte dënimi. Banorët e tjerët kanë përfituar jo pak nga kjo situatë duke i ngacmuar të dënuarit madje Ganisë kanë arritur t’i shkruajnë fjalë të ndryshme në fytyrë.
Darling.al