Ka vetëm pak ditë që moderatorja Luana Vjollca mbylli me sukses sezonin e parë të reality-showt “Love Island” fitues të së cilit u shpallën çifti Ueda-Arlind.
Një impenjim i tillë, me netët live, lidhjet vilë-studio padyshim që i ka marrë shumë energji moderatores.
Ditët e fundit ajo po i shijon në Berlin dhe në Instastoryt e publikuara ka shkruar: në të shumtën e kohës duhet të punosh, por ndonjëherë duhet të shijosh jetën.
Luana ka treguar se në Berlin është shumë ftohtë ama kjo se ka ndaluar të shijojë disa lloje të ndryshme pastash dhe pijesh.
Në një foto tjetër moderatorja ka etiketuar një vajzë mbiemri i së cilës është “Çoçaj”. Mos vallë bëhet fjalë për ndonjë familjare apo të afërme të partnerit të saj, biznesmenit Krenar Çoçaj?
Ne kështu mendojmë.
Darling.al