Me anë të disa Instastory-ve Don Xhoni ka treguar se së shpejti do të lançojë për publikun një projekt të ri muzikor.
Ndonëse jemi mësuar që në projektet e tij të shohim armë, makina, vende e veshje të shtrenjta, vajza të bukura etj, këtë herë rreperi ka xhiruar hipur mbi një tank lufte ku duket se në dorë ka një armë të tipit “kallash”.
Një skenë tjerër e videoklipit është me kuaj, ku Don Xhoni shihet me kapele kaubojsi. Nuk e dimë se çfarë tematike ka kënga, por artileria qenka e rëndë.
Kujtojmë që për shkak të armëve të përdorura në videoklip, më herët policia e Kosovës ka zbastisur shtëpinë e rreperit.
Darling.al