Shëngjini do të jetë dhe një herë vendi pritës për 36 mijë rrefugjatë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nënshkruar një marrëveshje mes vendit tonë dhe Italisë, për çështjen e emigracionit të paligjshëm. Në pranverën e ardhshme priten 36 mijë refugjatë azilkërkues që do vendosen në Shëngjin.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se kur Italia thërret, Shqipëria e ka për detyrë të përgjigjet pasi vendi fqinj ka dhënë shumë për shqiptarët. Ai u shpreh se këtë marrëveshje, Shqipëria nuk do të pranonte të firmoste me asnjë vend tjetër të BE-së, por raportet me Italinë janë krejt të tjera.
“Shqipëria nuk është një vend i BE, por ne jemi në Evropë. Kjo nuk na pengon për të qenë dhe për të parë botën si evropian. Ky protokoll është diskutim i gjatë për të bërë mirë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, është i vetmi vend evropian ku kanë qenë më shumë hebrenj në Luftën e Dytë Botërore”- tha ndër të tjera kryeministri.
Ndërkohë, kreministria italiane bëri me dije se do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët në portin e Shëngjinit. Ky proces u shpreh ajo ajo do të shërbejë për seleksionimin e kërkesave për azil të emigrantëve.Ky protokoll ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit. Shqipëria një mike e Italisë dhe Bashkimit Evropian. Po sillet sikur të jetë vend anëtar i BE-së praktikisht’- tha Meloni.
Refugjatët që kërkojnë aziil do të qëndrojnë në këto zona derisa te seleksionohen nëse duhet pranuar apo jo kerkesa.Marrëveshja nuk përfshin të miturit, qëllimi është të jetë operative në pranverën e ardhshme.
Kujtojmë se Shëngjini ishte vendi që priti 4000 refugjatet Afganë në vitin 2021.