Një skandal ka përfshirë kampionatin skocez të futbollit. Gjatë ndeshjes Rangers – Dundee FC një 13-vjeçare është sulmuar seksualisht.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në tribunën “Bob Shankly”, ku ndodhen tifozët e Rangers, gjatë ndeshjes së Premiershipit Skocez në stadiumin “Dundee’s Dens Park”.
Fillimishit, ndeshja ishte shtyrë për 45 minuta për shkak se autobusi i ekipit të Rangers u kap në trafik rrugës për në stadium dhe më pas u pezullua për 18 minuta gjatë pjesës së parë pasi tifozët udhëtues lëshuan një numër të madh flakërimesh, duke shkaktuar zjarr dhe tym.
Akuzat po hetohen nga organet kopetente.