Shqipëria e përmbyll me fitore pjesëmarrjen në kampionatin Botëror të Bodybuilding-ut të mbajtur në Spanjë, duke u vlerësuar me medalje të artë.
Kampionia Gentiana Beqa u konfirmua si më e mira në kategorinë “Women’s Wellness -163cm”.
Beqa ka shumë tituj në gara të ndryshme ndërkombëtare e cila ka triumfuar në kategorinë për të cilën edhe ka garuar.
Vetë ajo në një status shkroi: Vjen një moment ku sakrifica dhe disiplina gërshetohen me njëra tjetrën dhe i thua vetes “Gjithçka ia vlejti” kur e mban trofeun e arte në duart e tua.Të lumtur ishim të gjithë sot duke kënduar himnim tonë.“Rreth flamurit të përbashkuarme një dëshirë dhe një qëllim.Fitoreeeeeee Falenderim për gjithë Shqiptarët e Shqiptarinë!Dua të falenderoj Federaten Shqiptare te Bodybuilding….. Falenderoj familjen time.”